Borëpastruesja e Gjokës përplas 3 mjete në rrugën e Arbrit, ka të lënduar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 11:07

Një mjet borëpastrues e firmës Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokës ka shkaktuar një aksident të trefishtë në rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, në anën e Klosit. Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti po pastronte dëborën nga rruga.

Sipas informacionit paraprak, borëpastruesja ka goditur një automjet tip Volkswagen që po lëvizte në drejtim të Tiranës, duke bërë që ky mjet të përplasej më pas edhe me dy automjete të tjera. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit