Lumi Osum përmbyt fshatin e Kuçovës, izolohen banorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 10:55

Lumi Osum ka dalë nga shtrati në fshatin Tapi në Kuçovë, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët. Rruga kryesore është e bllokuar, gjë që e pamundëson për fëmijët të shkojnë në shkollë dhe pengon qarkullimin e banorëve.

Pemët në zonë janë plotësisht të mbuluara nga uji, ndërsa autoritetet nuk kanë ardhur për t’i vlerësuar dëmet. Banorët ankohen se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim dhe ndihen të braktisur përballë situatës.

"Ka dalë nga shtrati lumi Osum në fshatin Tapi-Kuçovë. Banorët janë të shqetësuar, sepse fëmijët e tyre nuk mund të shkojnë dot në shkollë për shkak të bllokimit të rrugës. Pemët janë plotësisht të mbuluara nga uji, nuk vijnë të na i shikojnë dhe nuk flasin as për dëmshpërblim!", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit