Po kthehej nga Kosova, aksidentohet familja shqiptare në Gjermani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 10:03

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, janë plagosur në një aksident të rëndë mëngjesin e 7 janarit në Liedermatte, afër Waldshut-Tingen në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën. Familja shqiptare po kthehej nga Kosova kur makina e tyre u përplas me një kamion.

Të aksidentuarit janë nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ndërsa fëmijët e moshave nga 5 muajsh deri në 3 vjeç u transportuan me helikopterë shpëtimi. Shkalla e lëndimeve ende nuk është e qartë, por disa prej pasagjerëve kanë marrë plagë të rënda dhe njëri mbeti i bllokuar brenda makinës, duke kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Sipas policisë gjermane, shkaku i aksidentit nuk është i qartë dhe hetimet janë në vazhdim. Autoritetet përdorën helikopterë shpëtimi për të evakuuar të lënduarit dhe për të siguruar trajtimin e menjëhershëm mjekësor. Familja ndodhej vetëm pak kilometra larg destinacionit të tyre kur ndodhi përplasja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit