124 mln € grante nga BE për kanalizime, por Durrësi e Lezha ende nën ujë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 09:02

Western Balkans Investment Framework ka hapur sërish arkën për Shqipërinë, me 124 milionë euro grante për Durrësin dhe Lezhën, në emër të përmirësimit të sistemeve të ujërave të zeza. Në praktikë, qytetet vazhdojnë të përmbyten, duke ngritur pyetjen thelbësore, ku shkojnë realisht këto para? Burime nga sektori i infrastrukturës flasin për projekte që vonohen me vite, tendera të fragmentuar dhe punime që mbyllen vetëm në letër, ndërsa në terren rrjetet mbeten të amortizuara ose të papërfunduara.

Një pjesë e fondeve përthithet nga studime, konsulenca dhe rishikime projektesh që ndryshojnë sa herë ndryshon edhe plani urban ose interesi ndërtimor. Pjesa tjetër humbet mes kontratave të mbivlerësuara, punimeve të pjesshme dhe mungesës së kontrollit teknik. Ndërkohë, ndërtimet pa leje ose me leje selektive vazhdojnë të bllokojnë kolektorët dhe të ndërtohen mbi rrjete ekzistuese, duke e bërë çdo investim të ri të vjetruar që në ditën e inaugurimit.

Në fund, paratë nuk mungojnë, por llogaridhënia po. Pa transparencë reale, auditim të pavarur dhe përgjegjësi për dështimet e mëparshme, 124 milionë eurot e reja rrezikojnë të ndjekin të njëjtin fat si fondet e vjetra. të zhduken në letra, ndërsa Durrësi dhe Lezha vazhdojnë të përmbyten, si dëshmi e një sistemi ku investimet shpallen, por nuk zbatohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit