Banorët e Tapizës po përballen me një krizë serioze energjetike, e cila ka kaluar çdo kufi të normalitetit. Sipas raporteve të tyre, në shtëpitë e tyre nuk ka dritë për rreth 20 orë në ditë, ndërsa OSHEE vazhdon të deklarojë se problemi është “difekt në rrjet” që ende nuk është rregulluar prej shumë vitesh.
Gjendja është përkeqësuar aq shumë sa disa banorë, në përpjekje për të zgjidhur situatën, kanë futur duart nëpër linjat elektrike, duke rritur ndjeshëm rrezikun për jetën e tyre.
Kjo situatë ka kaluar kufijtë e ditëve të zakonshme pa energji dhe është kthyer në një krizë të vërtetë humanitare. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të rikthyer furnizimin normal me energji elektrike dhe për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.
Në një kohë kur energjia elektrike është themelore për jetesën dhe sigurinë e familjeve, vonesat në riparimin e rrjetit janë bërë një shqetësim serioz për të gjithë komunitetin e Tapizës. Autoritetet duhet të reagojnë me urgjencë për të shmangur pasoja më të rënda dhe për të garantuar të drejtën elementare të qytetarëve për energji elektrike.