“Çmendet” shqiptari në Itali, tenton t’i vërë flakën bashkëshortes: Gruaja u shpëtua nga djali i mitur!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.01.2026, 21:00

Një tragjedi në familje është parandaluar në momentet e fundit në Itali, ku një 43-vjeçar me origjinë shqiptare raportohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke i vënë flakën pas një konflikti në familje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit, në banesën e çiftit në Cavarzere, në provincën e Venecias. Sipas autoriteteve italiane, pas një sherri, burri e ka kërcënuar gruan me vdekje dhe më pas i ka spërkatur rrobat asaj, si edhe dyshemenë e kuzhinës, me lëndë të ndezshme.

Situata është përshkallëzuar rrezikshëm, por ndërhyrja e djalit të mitur të çiftit ka qenë vendimtare. Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i të atit, ai ka arritur të fshehë çakmakun dhe të fitojë kohë deri në mbërritjen e karabinierëve, duke shmangur një tragjedi, raportojnë mediat italiane.

Forcat e rendit ndërhynë menjëherë në banesë dhe arrestuan 43-vjeçarin nën akuzën e tentativës për vrasje. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky nuk ishte një rast i izoluar, pasi burri kishte shfaqur edhe më parë sjellje të dhunshme ndaj bashkëshortes, megjithëse më herët nuk kishte pasur denoncime zyrtare.

I arrestuari është dërguar në burgun e Venecias, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit