Autostrada Tiranë–Durrës bllokon kanalizimet e fshatit Katund i Ri, UKT s’jep zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2026, 17:09

Një banor i fshatit Katund i Ri në Yrshek, Tiranë, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problem serioz me kanalizimet e ujërave të zeza.

Sipas tij, gjatë punimeve për rregullimin e autostradës Tiranë–Durrës, nuk është lënë dalje për tubin kryesor të kanalizimeve të gjithë fshatit. Për pasojë, ujërat e zeza kanë filluar të dalin nëpër banesat e zonës, duke krijuar rrezik për shëndetin dhe jetesën e banorëve.

Qytetari shprehet se punonjësit e UKT-së kanë shkuar në terren, kanë bërë vetëm foto të situatës dhe janë larguar pa dhënë asnjë zgjidhje konkrete.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe zgjidhje të menjëhershme të problemit.

Denoncimi i qytetarit:

Peshendetje jam 1 banor i fshatit katund i ri yrshek tirane . Kam 1 shqetesim per kanalizim e ujrave te zeza te fshatit... me rregullim e autostrades tirane durres nuk i kan len dalje tubit kryesor te ujrave te zeza te gjith fshatit.. te gjith ujrat na dalin neper shtepi.... vin punojsit e ukt boj vetem foto .. dhe ikin..... do ju dergoj edhe foto te problemit . Falimnderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit