Një situatë alarmante është raportuar në tregun e rrobave të përdorura në Durrës, i cili është përmbytur plotësisht pas reshjeve të fundit.
Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, niveli i ujit ka arritur deri në 1.5 metra mbi sipërfaqen e tokës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për dhjetëra tregtarë.
Denoncuesit shprehen se askush nuk po mban përgjegjësi për mallin që ndodhej brenda ambienteve të tregut, ndërsa hyrja dhe rifillimi i punës janë pothuajse të pamundura. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një përmbytje e tillë, por këtë herë situata është shumë më e rëndë.
Sipas tregtarëve, pronari i tregut, Jashar Arreza, nuk ka pranuar të konsultohet apo të komunikojë me ta lidhur me zgjidhjen e situatës, çka ka rritur edhe më shumë shqetësimin. Ata theksojnë se janë një grup i madh tregtarësh që përballen me humbje të konsiderueshme financiare dhe kërkojnë ndihmë urgjente.
Tregtarët apelojnë për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse dhe kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të mbrohen nga situata të tilla që po përsëriten dhe po rrezikojnë seriozisht jetesën e tyre.
Denoncimi 1:
Pershendetje JOQ doja te denoncoja nje rast per ne tregun e te perdorurave ne Durres. Eshte permbytur i gjith tregu dhe askush nuk po mban nje pergjithsi per mallin qe eshte brenda
Denoncimi 2:
Pershendetj JOQ! Dua te bej nje denoncim per tregun e rrobave te perdorura ne durres. Sic te gjithe e dim nga situata e djeshme vendi ku punoja eshte permbytur mbi nje 1,5 metra mbi siperfaqen e tokes . Nderkoh pronari Jashar Arreza nuk pranon qe t konsultohemi me te . Ky nuk eshte hera e par qe ndodh qe te permbytemi por kete here eshte e pamundur si per te hyre por eshe per te punuar serish . Ju lutem tna ndihmoni pasi nuk jam e vetme por jemi nje grup i madh tregtaresh qe kemi goxha te madhe financiare.