Prej ditës së djeshme në mëngjes, banorët e Lagjes 14, zona e Nishullës në Durrës, po përballen me një situatë të rëndë për shkak të përmbytjeve, ndërsa asnjë institucion nuk ka marrë masa.
Pavarësisht telefonatave të vazhdueshme drejt Bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse, durrsakët thonë se askush nuk përgjigjet, ose mbajnë telefonat të mbyllur.
Sipas tyre autoritetet shtetërore vetëm premtojnë se “do vijnë tani”, por deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje konkrete.
Kjo situatë vazhdon prej më shumë se një dite dhe banorëve u janë mbushur shtëpitë me ujë, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik serioz.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse pasi dëmet janë kolosale.
Denoncimi i qytetarit:
As kush nuk po na vjen kemi qe Dje ne mengjes lagja 14 nishulla durres nuk po Marrin masa askushi marim bashkin e mbejn tel mbyll. Sna e hapin marim institucione e mbajn tel mbyll. Dhe shteti po ashtu tallen me ne do vi tani thojn asgje. Kemi qe dje. Na Jan mbushur shepit