e-Albania sërish jashtë funksionit? Shqiptarët në Europë nuk mund të aplikojnë për dokumente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2026, 15:22

Një qytetar që jeton jashtë Shqipërisë raporton se prej datës 01.01.2026, platforma e-Albania nuk lejon më aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë vendit, në të gjitha shtetet e Europës.

Sipas qytetarit, deri në muajin dhjetor takimet për pasaporta dhe karta identiteti ishin të disponueshme çdo ditë, ndërsa që prej 1 janarit nuk është e mundur të lihet asnjë takim. Ai ka provuar të aplikojë në dy data të ndryshme, më 09 dhe 19 janar, por fusha e orarit rezulton bosh dhe nuk ofron asnjë mundësi rezervimi.

Qytetari shprehet se ambasadat e kanë justifikuar situatën si një defekt teknik që pritet të rregullohet shpejt, por edhe pas një jave problemi vazhdon dhe nuk ka asnjë zgjidhje konkrete.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje. e -albania ka qe me dt 01.01.2026 qe per personat qe jetojne jashte shqiperise nuk mund te bejne aplikimin per pashaporte dhe karte indetiteti ne te gjitha shtetet e europes.

Normalisht deri ne dhjetor dilnin datat dhe orari cdo dite pur qe nga data 01 janar nuk mund te leme asjne takim per pashaporta dhe karta indetiteti. ambasada thot qe ka defekt dhe do rregullohet shpejt por ka 1 jave qe sesh rregullu. provova 2 data te ndryshme dt 09 dhe 19. vendi i ores esh bosh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit