Në një kohë kur SPAK po godet biznesmenët e korruptuar, përfitues të fondeve publike nga bashkitë, institucionet shtetërore e fondet e ministrive, nuk do cilësohej një ide e zgjuar PR i vetes me tone hiperbolizuese suksesi në media... por ky fenomen ndodh zakonisht tek individët shqiptarë kur paraja të mbulon sytë...
Mund të ketë qëlluar t'ju jetë shfaqur në rrjetet sociale një artikull i vetësponsorizuar i Marin Gjonajt dhe grupit të tij në portale lokale. Artikulli nis me lavde suksesesh të vetë-vetes dhe arritjeve që Gjonaj i cilëson më të larta se të biznesmenëve më të fuqishëm të Shqipërisë. Më tej artikulli vazhdon duke shpjeguar se si ky grup po e kthen Shqipërinë në fuqi energjitike.
Nëse ky emër nuk ju kujton gjë, ju rikujtojmë se Gjonaj është emër i bërë publik në dosjen e Ilir Metës në SPAK i cili kishte rolin e sekserit të milionave të çiftit Meta.
"Rritje kolosale të xhiros të Grupit 1 Bilion Euro si askush tjetër më parë në Botën Shqiptare e më tutje",-ciron artikulli duke e vënë vetë Gjonajn në lupën e organeve hetuese për verifikim të ardhurash.
I maskuar si agjent brokerimi, paratë e pisëta të bitcoin, ky personazh ka blerë edhe tokën e ARMO-s për panele diellore së bashku me Agron Haxhiymerin e miellit PRIMA.
Gjonaj po shijon frytet e paligjshmërisë ndër vite pasi ia hodhi burgut pak vite më parë kur e shpallën në kërkim pai iu zbulua një fermë që prodhonte Bitcoin në Fllakë dhe Shijak.
Në atë kohë u bënë disa arrestime të njerëzve të kompanisë së Gjonajt, por ky i fundit ua futi të tijëve dhe arriti t’ia hedhë prangave.