Banorët e Kënetës në protestë: Banesat nën ujë, mungon ndërhyrja e shtetit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2026, 13:31

Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar për të kërkuar vëmendjen e strukturave shtetërore, pasi banesat e tyre janë përmbytur nga uji. Sipas tyre, situata është përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa mungon çdo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Banorët shprehen se kanalet kulluese janë të bllokuara, duke bërë që uji të mos tërhiqet dhe të arrijë deri në 30 centimetra në oborre dhe brenda banesave. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa lëvizja në zonë është bërë e vështirë për shkak të rrugicave të mbuluara nga uji.

“Uji nuk po largohet dhe askush nuk ka ardhur për të parë situatën nga afër. Jemi të izoluar dhe në mëshirë të fatit,” u shpreh një nga banorët e ish-kënetës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e ujit dhe verifikimin e dëmeve në banesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit