“Iu vraftë Zoti qeveritarë, Shkozeti përmbytet se nuk pastrohen kanalet”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2026, 13:14

Një qytetar, banor i Shkozetit në Durrës, ka dërguar një video ku denoncon situatën e rëndë të përmbytjeve në zonë, duke theksuar se çdo reshje shiu shndërrohet në një problem serioz për banorët. Sipas tij, rrugët dhe lagjet janë tërësisht të mbuluara nga uji, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe duke rrezikuar banesat.

Në videon e përcjellë, qytetari shpreh indinjatën ndaj institucioneve përgjegjëse, duke deklaruar se kanali kullues në zonë nuk është pastruar prej rreth 35 vitesh. Ai thekson se kallamishtet dhe mbetjet e grumbulluara tregojnë qartë mungesën e ndërhyrjeve, ndërsa akuzon qeveritë e njëpasnjëshme për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj banorëve të zonës.

Sipas qytetarit, kjo është arsyeja kryesore pse Durrësi, e veçanërisht Shkozeti, përmbytet vazhdimisht. Ai kërkon ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanaleve të kanalizimeve dhe zgjidhje afatgjata, duke theksuar se situata aktuale nuk mund të vazhdojë më dhe se banorët ndihen të braktisur nga shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit