Prindërit mbulojnë djalin për të vjedhur llullën e Dritëro Agollit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2026, 20:32

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë tonë nga një librari, ku sipas pronarëve një llullë me vlerë të veçantë sentimentale është marrë nga ambientet e biznesit. Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së një familjeje, e cila është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Sipas përfaqësuesve të librarisë, prindërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë të mundur mbulimin e një fëmije të mitur nga fushëpamja e kamerave, me qëllim që ai të marrë llullën. Pronarët theksojnë se objekti i marrë ka pasur vlerë të madhe emocionale, pasi sipas tyre bëhej fjalë për llullën origjinale të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Ata i bëjnë thirrje personave të përfshirë që ta kthejnë sendin në vendin nga është marrë, ndërsa paralajmërojnë se nëse kjo nuk ndodh, çështja do t’i referohet organeve kompetente për verifikim dhe hetim.

Në mesazhin e plotë thuhet: “Do të doja të publikonit këtë video përpara se të bëj një denoncim në polici. Është për të ardhur keq se si fëmijët po mësohen të vjedhin. Një familje shqiptare ka ardhur në ambientet e librarisë sonë dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbuluar djalin e vogël nga kamerat që të vjedhin një llullë. Llulla ka qenë me vlerë të madhe sentimentale për ne, pasi është llulla origjinale e Dritëro Agollit. Do ju lutesha shumë që ta publikoni këtë video dhe t’i kërkojmë familjes ta kthejë aty ku e mori, në të kundër organet përkatëse do të bëjnë punën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit