“Grykat e përrenjve janë bllokuar, vetëm për vota kujtohemi që ekzistojmë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.01.2026, 13:11

Gjirokastra renditet ndër zonat më të goditura nga situata e fundit. Pamjet thuajse apokaliptike, me grumbuj inertesh dhe gurësh që kanë pushtuar rrugët dhe bizneset, janë pasojë e vërshimeve të fuqishme të lumenjve dhe përrenjve.

Në këtë kontekst të rënduar, një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur një shqetësim që, sipas tij, prej vitesh mbetet i pazgjidhur në Gjirokastër. Ai thekson se grykat e përrenjve janë të bllokuara dhe se bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për pastrimin dhe rregullimin e tyre.

Sipas qytetarit, kjo neglizhencë përbën një nga arsyet kryesore të përkeqësimit të situatës në qytet. Në mesazhin e tij, ai shprehet se institucionet vendore kujtohen për qytetarët vetëm në periudha zgjedhore, duke shtuar se Flamur Golemi i rikujton banorët e Gjirokastrës vetëm kur ka nevojë për votat e tyre.

Mesazhi i qytetarit:

Ju përshëndes nga përrenjtë e Gjirokastrës, njerëz të harruar vetëm marrin votat kujtohen që ekzistojmë edhe në këto ditë 112 nuk punon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit