Shembet dheu në Qukës-Qafë Plloçë, shoferi shpëton për mrekulli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2026, 12:42

Një ngjarje e frikshme është shënuar në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, disa gurë kanë goditur një automjet që ishte në lëvizje.

Sipas raportimeve, mjeti është goditur konkretisht në pjesën e përparme, duke pësuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dherave, situatë e përsëritur që nga inagurimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit