500 banorë pa energji elektrike, digjet transformatori elektrik në Qarkun e Elbasanit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2026, 12:46

Mbi 500 banorë në Qarkun e Elbasanit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjetin shpërndarës. Problemet në furnizim kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa aktualisht 514 abonentë rezultojnë pa energji elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Rajoni Elbasan, Fidri 2 i Nënstacionit “Përparim” është pjesërisht jashtë funksionit, duke lënë pa energji elektrike 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze. Ndërkohë, Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas ka pësuar dëmtime në shtyllat e tensionit të mesëm, si pasojë e përplasjes së një automjeti, çka ka shkaktuar ndërprerje të energjisë për 390 abonentë në zonën e Radokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit