Selenica e izoluar nga rrëshqitja e dherave, të sëmurët nuk shkojnë dot as në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2026, 11:51

Banorët e fshatit Shkozë, në Bashkinë Selenicë, janë tërësisht të izoluar për shkak të bllokimit të rrugës që lidh fshatin me zonat e tjera.

Sipas qytetarëve, mungesa e mjeteve dhe e ndërhyrjes nga institucionet përkatëse ka bërë që rruga të mbetet e pakalueshme nga rrëshqitja e dherave.

Situata është bërë edhe më alarmante pasi në fshat ka familje me fëmijë të vegjël dhe persona të sëmurë, të cilët kanë nevojë urgjente për shërbim mjekësor. Për shkak të izolimit, banorët nuk kanë asnjë mundësi për të shkuar në spitalin e Vlorës apo për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Qytetarët i bëjnë thirrje Bashkisë Selenicë dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë, duke dërguar mjetet e nevojshme për hapjen e rrugës dhe normalizimin e situatës. Ata paralajmërojnë se çdo vonesë mund të rrezikojë seriozisht shëndetin dhe jetën e banorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq ju lutem beni thirrje tek bashkia selenice te na sjellin mjetet e nevojshme per te hapur rrugen e fshatit shkoze sepse kemi mbetur te izoluar jemi me femij te vegjel te semur dhe nuk kemi mundesi te vemi ne spital ne vlore. Po ju nis edhe disa pamje. Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit