Përmbytjet e lumit Verdovë kërcënojnë banorët, kërkohet ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2026, 11:28

Situata me lumin Verdovës në Pogradec është përkeqësuar dukshëm, pasi përmbytjet po ndodhin vazhdimisht dhe po shkaktojnë dëme serioze në shtëpi, tokë dhe në jetën e banorëve. Ky problem nuk është rastësor, por një rrezik i vazhdueshëm që po mbetet i pazgjidhur, duke e bërë zonën të rrezikuar çdo herë që ka reshje shiu.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Pogradec me kryetar Ilir Xhakollin për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit. Ata bëjnë thirrje që çështja të marrë vëmendjen e duhur dhe të jepet zëri i tyre, pasi pasojat nga përmbytjet po ndjehen rëndë çdo sezon të shiut.

Denoncim:

Përshëndetje, situata me lumin Verdovës në Pogradec është bërë e padurueshme. Përmbytjet ndodhin vazhdimisht dhe shkaktojnë dëme serioze në shtëpi, tokë dhe në jetën e banorëve. Ky nuk është më një problem i rastësishëm, por një rrezik i vazhdueshëm që po injorohet. Kërkohet urgjentisht ndërhyrje dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse. Ju lutem, jepini zë kësaj çështjeje, sepse njerëzit po vuajnë pasojat çdo herë që bie shi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit