Lajm i trishtë! Ndërroi jetë profesoresha, Afërdita Ismajli

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.01.2026, 09:39

Ka ndërruar jetë profesoresha e muzikës, instrumenti i pianos, Afërdita Ismajli.

Lajmin e ka publikuar Arbër Ismajli, në emër të familjes, duke njoftuar për vdekjen e së ndjerës, e cila është bashkëshortja e të vëllaut, apo kunata e tij.

Njoftimi nga Arbër Ismajli:

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se u nda nga jeta në moshë të parakohshme kunata jonë e dashur, Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllaut. Ikja e saj e hershme na la një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër human e njerëzor.

Ceremonia e lamtumirëse e varrimit do të bëhet nesër me ikindi në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Familja jonë falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që do të jenë pranë në këto momente të rënda.

Afërditën, Zoti i madh e mëshiroftë dhe kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat tona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit