Edhe sot rrebeshe të forta, erë e fuqishme dhe det i trazuar! Zonat e rrezikuara nga përmbytjet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2026, 08:54

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët deri mesatar në shumicën e zonave. Në qytete si Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, si edhe në jug në Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër e Përmet, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht do të shoqërohen me shtrëngata shiu dhe shkarkesa elektrike. Në orët e pasdites dhe deri në mbrëmje, pritet përkeqësim i kushteve të motit, ku reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë në zona si Malësia e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, hera-herës në formën e stuhive.

Në orët e mbrëmjes, në zonën e Alpeve parashikohen reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërsa në verilindje mbi 600–800 metra dhe në juglindje mbi 700–900 metra reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Do të ketë mjegull dhe shikim të reduktuar, veçanërisht në zonat malore dhe luginore. Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 18 m/s; deti do të jetë i trazuar me valëzim 4–5 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit