Bleu lëng frutash për të birin, nëna ‘shokohet’ me atë që gjen brenda: Ç’mund të jetë vallë?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.01.2026, 00:57

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një shqetësim serioz që lidhet me sigurinë ushqimore, pas një përvoje shqetësuese me një produkt lëng frutash që ajo thotë se e kishte blerë për fëmijën e saj.

Sipas saj, bëhet fjalë për produktin Eko Frut Mollë, i cili supozohet të jetë lëng molle. Qytetarja ka dërguar një video, ku tregon se pas hapjes së paketimit ka vënë re praninë e një lënde të pazakontë brenda lëngut, duke e bërë atë të papërdorshëm.

Ajo shprehet se kjo nuk ka qenë hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë. Sipas pretendimit të saj, më herët kishte blerë të njëjtin produkt dhe e kishte hedhur për shkak të së njëjtës situatë. Për kuriozitet dhe për të qenë e sigurt, ajo thotë se e ka blerë sërish produktin, por edhe këtë herë ka konstatuar të njëjtën gjë brenda paketimit.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja shihet teksa hedh lëngun në gotë dhe shpreh shqetësimin e saj për atë që ndodhet brenda produktit, duke theksuar se nuk e di se çfarë lënde është dhe se situata është alarmante, veçanërisht duke qenë se lëngu ishte blerë për konsum nga një fëmijë.

“Nuk e dimë se çfarë po konsumojnë fëmijët tanë. Këtë lëng e kemi blerë sepse djali e preferon shumë, por ajo që pamë brenda na shqetësoi jashtëzakonisht”, shprehet ajo në video.

Qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik dhe të ketë një reagim nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të verifikohet siguria e produktit dhe të shmangen rreziqe të mundshme për konsumatorët, veçanërisht për fëmijët.

Reagimi i kompanisë "Eko Frut"

"Të nderuar staf redaksional te JOQ Albania, Po ju kontaktojmë në lidhje me videon/postimin e publikuar dje me date 07.01.2025 nga ana juaj ku shfaqet produkti ynë Lëng Molle EKO frut 2L, duke krijuar perceptimin se ai është i kontaminuar dhe i pasigurt për konsum. Pas verifikimeve teknike dhe analizave te lëngut ne laboratorin e fabrikes nga Departamenti ynë i Cilësisë, është konstatuar se rasti lidhet me dëmtim fizik të paketimit gjate transportit apo ngarkim sharkimit ose ruajtje të papërshtatshme të produktit ne pikat e shitjes, dhe jo me procesin e prodhimit. Publikimi i videos në formën aktuale përbën keqinformim të publikut dhe cenon reputacionin e produktit dhe markës sonë. Për këtë arsye, ju kërkojmë *heqjen e videos, ose alternativisht publikimin e *sqarimit zyrtar të bashkëlidhur në këtë email. Poashtu bashkëlidhur gjeni raportin me sqarim përkatës dhe videon e testimit te produktit te njejte. Jemi në dispozicion për çdo sqarim shtesë. Me respekt, Departamenti i Cilësisë, Laberion sh.p.k."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit