Banorët e Orgjostit të izoluar, ura kryesore shembet plotësisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.01.2026, 00:26

Një situatë e rrezikshme po ndodh në fshatin Orgjost, në rrethin e Kukësit, ku si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit, ura kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të fshatit është dëmtuar rëndë.

Sipas banorëve, një pjesë e urës është shembur, duke e bërë të pamundur kalimin si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet. Si rezultat, fshati ka mbetur i izoluar, ndërsa rreziku për jetën dhe sigurinë e banorëve është i lartë, veçanërisht në rast emergjencash shëndetësore apo nevoje për ndërhyrje të shpejtë.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është mungesa e reagimit nga institucionet përgjegjëse. Deri më tani, sipas banorëve, nuk ka pasur asnjë inspektim serioz apo ndërhyrje konkrete nga Bashkia Kukës apo strukturat përkatëse, ndonëse rreziku është i dukshëm dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Kukës me në krye Albert Halilin që të ndërhyjnë menjëherë për inspektimin dhe rikonstruksionin e urës, përpara se situata të përkeqësohet dhe të vihet në rrezik jeta e banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit