I zhdukur prej disa orësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit nga Durrësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.01.2026, 22:45

Një rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarë nga Durrësi kërkojnë ndihmë urgjente për gjetjen e një 55-vjeçari, i cili rezulton i zhdukur prej paradites së sotme.

Sipas informacioneve të bëra me dije, bëhet fjalë për Astrit Hysenajn, i cili nuk është kthyer në banesë dhe prej disa orësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët. Personi në fjalë është parë për herë të fundit në zonën e plazhit të Durrësit.

Familjarët shprehen të shqetësuar dhe bëjnë apel për ndihmën e qytetarëve, pasi çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij sa më shpejt.

Çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e Astrit Hysenajt, lutet të kontaktojë në numrat e mëposhtëm:

+355 69 540 4321 +355 67 204 1504

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit