Kukulla Emiriana Sako kryebashkiakja që ka vjedhur më shumë për 2025-ën! I dha në dorë Klodian Zotos 6 MILIARD Lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.01.2026, 22:19

Tenderi me vlerën më të lartë për vitin 2025 në rang lokal është dhënë nga Emiriana Sako e bashkisë së Durrësit, mbi 6 MILIARD LEKË pa TVSH për Klodian Zoton për pastrim plehrash.

Një tender i dhënë përmes procedurës me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa konkurrencë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe ligjshmërinë.

Tenderi është shpallur më 29 shtator 2025 dhe është mbyllur më 3 tetor vetëm 4 ditë kohë, një afat i pazakontë për një kontratë 6 MILIARDËSHE.

Kompania Integrated Energy BV SPV, e Klodian Zotos, është aktualisht në qendër të hetimeve për aferën e inceneratorëve. Ajo administron inceneratorin e Tiranës, projekt që ndodhet në sekuestro dhe është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rrethanave, kompania ka vijuar të përfitojë fonde publike masive.

Pagesa rekord në vitin 2024

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Thesarit dhe Open Data Albania, vetëm gjatë vitit 2024 kjo kompani ka përfituar mbi 15 miliard lekë pagesa nga buxheti i shtetit, 21% më shumë se plani fillestar i buxhetit.

Integrated Energy BV SPV është pjesë e një kontrate PPP dhe vijon të ketë paqartësi mbi pronarët përfitues finalë, një tjetër sinjal alarmi për institucionet e kontrollit dhe organet e drejtësisë.

Pse Bashkia Durrës zgjodhi procedurën me negocim për një tender kaq të madh?! Si mund të përfitojë fonde publike një kompani në sekuestro dhe nën hetim nga SPAK?

Ky tender është tashmë një tjetër provë alarmante se skema e inceneratorëve, pavarësisht hetimeve, vazhdon të ushqehet me para publike, këtë herë nga Bashkia Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit