Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të nivelit të lumit Vjosë. Sipas matjeve pranë Urës së Mifolit në Novoselë, niveli i ujit ka arritur rreth 6 metra.
Shirat intensive që kanë përfshirë zonën e Përmetit dhe pjesë të tjera të jugut të vendit kanë shkaktuar rrjedhje të shtuar nga lumenj dhe përrenj që derdhen në Vjosë, duke përshpejtuar rritjen e nivelit të ujit. Në Përmet, reshjet vijojnë me intensitet të lartë, dhe meteorologët parashikojnë rritje të mëtejshme të lumit gjatë orëve të ardhshme, veçanërisht mëngjesin e nesërm.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe apelojnë tek banorët të zonave pranë Vjosës të marrin masa paraprake dhe të qëndrojnë të informuar për situatën përmes institucioneve përkatëse.