Edhe pse ndodhet vetëm 2 kilometra larg qytetit të Korçës dhe konsiderohet pothuajse një lagje e tij, fshati Barç vijon të përballet çdo ditë me problematika të shumta. Një nga shqetësimet më të mëdha për banorët mbetet mungesa e rrugëve të asfaltuara, e cila vështirëson ndjeshëm jetesën e përditshme.
Me sa duket kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka qenë i fokusuar te projekte të mëdha që kanë mbetur vetëm në letër, si aeroporti, stadiumi i ri apo gazifikimi i qytetit, duke lënë pas dore nevojat bazë të zonave pranë qytetit. Këto projekte janë përmendur shpesh si premtime gjatë fushatave elektorale, por deri më sot asnjë prej tyre nuk është realizuar.
Përballë kësaj neglizhence institucionale, një banore e fshatit Barç i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar situatën, duke theksuar shkurtimisht: “Fshati Barç, vetëm 2 km nga qyteti i Korçës!”.