Situata nga reshjet e dendura të shiut në jug të vendit po rëndohet çdo minutë, ndërsa pamjet që vijnë nga qyteti i Gjirokastrës janë vërtet alarmante.
Një video e dërguar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania tregon shkallën e lartë të përmbytjeve që kanë paralizuar jetën e qytetarëve.
Në pamjet e siguruara, shihet një burrë i cili përpiqet të kalojë njërën nga rrugët kryesore të qytetit, e cila tashmë është shndërruar në një lumë të vërtetë.
Me një çadër në dorë për t'u mbrojtur nga shiu që nuk pushon, ai detyrohet të ecë përmes rrymës së fortë, ndërsa niveli i ujit i ka kaluar gjurin.