‘Gjasme do mbushnin gropat, erdhën, bënë fotot dhe ikën”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.01.2026, 19:16

Ndërsa rrugët e qytetit të Elbasanit po kthehen dita-ditës në pista "off-road" për shkak të gropave të shumta, Bashkia duket se ka gjetur një metodë të re për të "zgjidhur" problemin: Propagandën me blic.

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një skenë qesharake dhe irrituese që ka ndodhur sot në një nga rrugët e qytetit. Sipas dëshmisë, një ekip punëtorësh ka mbërritur në vendngjarje, jo për të riparuar rrugën, por për të realizuar setin e radhës të fotove për rrjetet sociale të pushtetit.

"Përshëndetje JOQ! Gjasme po punojnë e po mbushin gropat... thjesht bënë nja 2-3 foto dhe ikën. Elbasan. Erdhën, nxorrën lopatat, bënë foto e ikën," – shkruan qytetari i revoltuar.

Në vend që të niste puna për sanimin e rrugës që po dëmton makinat e qytetarëve, "aksioni" ka zgjatur vetëm sa shkrepja e aparatit. Sapo u sigurua materiali vizual për të ushqyer faqet e Facebook-ut me titujt "Punë jo fjalë", punëtorët kanë futur mjetet në makinë dhe janë larguar, duke i lënë gropat po aty, madje ndoshta edhe më të mëdha se më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit