Një e vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmë, pasi pak çaste më parë një zonjë gjeti kuletën e saj të humbur.
Vajza tregon se kuleta i humbi pranë një dyqani në rrugën e Durrësit, por në momentin që u kthye për ta marrë, një zonjë e gjeti para saj. Vajza tregon se brenda kuletës kishte një shumë të madhe parash për kurimin e vëllait.
Ajo i lutet zonjës që gjeti kuletën ta kthejë mbrapsht, pasi lekët janë për një hall shumë të madh. Vajza nuk ka bërë një kallëzim në polici, pasi dëshiron që këtë çështje ta zgjidhë me mirëkuptim.
I lutemi zonjës që e ka gjetur ta kthejë kuletën dhe paratë. Mund të na shkruajë dhe ne do ta lidhim me vajzën në fjalë.
Më poshtë mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:
“Përshëndetje, e postoni dot këtë se është urgjente! Më ka rënë kuleta në këtë rrugë këtu afër rrugës së Durrësit, dhe erdhi një zonjë e mori para meje dhe iku shpejt. Nuk e gjeta dot më. E pashë me sy që e mori, kuleta është ngjyrë rozë. Kisha shumë lekë brenda se kam vëllain e sëmurë dhe kisha lekët e spitalit. Nuk dua t’i bëj kallëzim në polici se ndoshta e sjellin, sepse nesër në orën 5 kam fluturimin.”