Ankohet Veliaj nga burgu: “Ndihmë, më hyri“

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.01.2026, 18:18

Një situatë dramatike dhe tejet e lagësht është raportuar mëngjesin e sotëm nga IEVP Durrës, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka alarmuar stafin e burgut me britma që kanë zgjuar edhe vetë Ilir Beqajn nga gjumi i rehatshëm mbi dosjet e sterilizimit.

Sipas dëshmitarëve okularë brenda mureve të burgut, sapo niveli i ujit kaloi pragun e qelisë si pasojë e përmbytjeve masive, Veliaj u hodh mbi krevatin e marinarit duke bërtitur: “Ndihmë, o popull, se më hyri!”

Gardianët, të cilët fillimisht menduan se bëhej fjalë për ndonjë proces tjetër hetimor të SPAK-ut, u lëshuan me shpejtësi drejt qelisë, vetëm për të gjetur kryebashkiakun duke u përpjekur të bënte Live në Instagram me një sapun që e përdorte si mikrofon, ndërsa uji i detit i kishte lagur çorapet 100% lesh bio.

“Nuk është e drejtë!” u dëgjua të thoshte Veliaj ndërsa po zhvendosej me urgjencë në katin e dytë. “Unë kam mbjellë 1 milion pemë që të thithin ujin, po ky uji i Durrësit qenka opozitar, nuk bindet. Ku është Jurgis Çyrbja? Më premtoi që këtu nuk hyn as policia, jo më deti!”

Ndërkohë, ish-ministri Beqaj raportohet se ka reaguar me qetësi olimpike, duke kërkuar një tender urgjent 10-vjeçar për “Fshirjen e Dyshemesë me Teknologji 5G”, me një vlerë fillestare prej 12 milionë eurosh, pasi sipas tij, lecka e burgut nuk ishte e sterilizuar sipas standardeve të BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit