Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë të Mallkuçit, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke bllokuar dy lagje të këtij fshati.
Situata mbetet problematike për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese në disa fshatra të tjera, përfshirë Bubqin, Gramza, Derveni, Luzin, Malkuçin, Murqinën dhe Bilajn. Përveç qindra hektarëve tokë bujqësore të përmbytura, ka edhe rrugë dhe akse të bllokuara nga uji.
Autoritetet lokale nuk kanë ndërhyrë ende, dhe situata nuk ka shenja përmirësimi. Ndërkohë, reshjet kanë ndaluar, por sipas parashikimeve meteorologjike, pritet të rifillojnë.