Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në Kurbin, duke prekur fshatrat Gjorm dhe Gorre.
Si pasojë e prurjeve të mëdha ujore, lumi Zhejë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe duke izoluar banorët për rreth 6 orë.
Sipas banorëve të zonës, uji ka hyrë në banesa, toka bujqësore dhe rrugë lidhëse, duke vështirësuar lëvizjen dhe duke rritur rrezikun për banorët.
deri në këto momente nuk raportohet ndërhyrje nga institucionet përkatëse në terren për menaxhimin e emergjencës.
Denoncimi 1
prsh jeta o qef fshati gjorem kurbin jemi te izoluar prej 6 oresh pasi per shkak te reshjeve te shumta te shiut lumi zheje ka dale nga shtrati dhe po shkakton shum deme shteti ska marre asnje mase deri tani!
Denoncimi 2:
Prsh JOQ..jam banor i fshatit Gorre te Kurbinit. Je perbytur si fshat.eshe as 1 nga istuticjon nuk kam arsh te shikojn gjenjen.