“Vetëm në varr te nëna s’na ka prekur”, kurbinasi shpërthen ndaj kryetares

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.01.2026, 16:09

Një qytetar nga Kurbini ka dërguar pranë redaksisë sonë një video ku qëndron në mes të ujit në një rrugë të përmbytur, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë goditur qytetin dhe i çon një mesazh të qartë kryeministrit Rama. Situata e krijuar tregon jo vetëm problemet e infrastrukturës, por edhe shqetësimin e qytetarëve për menaxhimin e bashkisë pasi kjo situatë po i rrezikon banesën qytetarit.

Qytetari i indinjuar drejton akuza të forta ndaj kryebashkiakes Majlinda Cara, duke e cilësuar udhëheqjen e saj si “një organizatë kriminale” dhe duke theksuar se sjellja e saj ndaj qytetarëve është e papranueshme. Ndër të tjera ai e quan Majlinda Carën hajdute dhe se vetëm në varrin e nënës nuk e ka prekur Ai pretendon se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet janë pasojë e vendimeve të saj për prishjen e kanalizimeve, urave dhe infrastrukturës kryesore të qytetit.

Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi gatishmërinë e bashkisë për të përballuar katastrofa natyrore dhe për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. Për qytetarët e Kurbin, përmbytjet e fundit nuk janë thjesht një fenomen natyror, por një reflektim i problemeve strukturore dhe vendimmarrjes së diskutueshme të drejtuesve lokalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit