Bllokohet aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.01.2026, 14:52

Aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, si pasojë e rënies së një masivi shtufor në trupin e rrugës.

Shembja e dherave dhe gurëve ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar radhë të gjata pritjeje në të dy anët e aksit. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në pritje të hapjes së rrugës.

Në zonë pritet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse dhe mjeteve të rënda për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit