SI SOT/ Fatimja vdiq në spitalin e Greqisë, 3 vite pa drejtësi për shpirtin e saj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2026, 15:53

Në rubrikën “Si Sot” do të rikujtojmë një denoncim të bërë në datën 6 janar 2023 të Luljetës që denonconte një spitalin grek për humbjen nga jeta të motrës së saj.

Bëhet fjalë për vdekjen në rrethana misterioze të 38-vjeçares shqiptare Fatime Leka, e cila humbi jetën në spitalin “Agios Luka” në Greqi në vitin 2022, pas një ndërhyrjeje në zemër që, sipas mjekëve, ishte e thjeshtë dhe pa rrezik për jetën. Fatime Leka, nënë e katër fëmijëve, qëndroi për më shumë se dy muaj në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Familjarët ngritën dyshime të forta për mjekim të pakujdesshëm, duke deklaruar se gjatë shtrimit janë kryer disa ndërhyrje të tjera kirurgjikale pa dijeninë e tyre. Motra e viktimës ka bërë publike se Fatimja ka kaluar në total shtatë operacione, njëri prej tyre që ka zgjatur rreth 13 orë, ndërsa familja është informuar vetëm pasi ndërhyrjet kishin përfunduar.

Pas dy muajsh e katër ditësh në spital, në vitin 2022 familjarëve iu komunikua se shkaku i vdekjes ishte një virus, shpjegim që ata e kundërshtojnë. Ata këmbëngulin se Fatime Leka nuk vuante nga sëmundje të rënda dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit nga autoritetet shqiptare dhe greke, përfshirë transparencë mbi ndërhyrjet e kryera dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Tre vite më pas, familja ende vijon të kërkojë drejtësi dhe përgjigje për humbjen e Fatimes!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit