Dallgë 7 ballë, anulohen të gjitha lundrimet në portin e Vlorës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.01.2026, 13:49

Shqipëria është përfshirë sot nga moti i keq, duke krijuar situata mjaft problematike në shumë qytete dhe zona rurale të vendit. Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për të gjitha mjetet e vogla dhe peshkarexhat.

Gjithashtu, janë anuluar lundrimet drejt Italisë për shkak të erërave të forta dhe dallgëve që arrijnë deri në 7 ballë. Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës u ka bërë thirrje të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë ato me tonazh të lehtë dhe mjetet e peshkimit, të qëndrojnë të ankoruara dhe të presin një njoftim të dytë, pasi parashikimet tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të motit dhe rrezik serioz për mbytje.

Sa i përket transportit detar të pasagjerëve, nisja e tragetit nga Brindisi drejt Vlorës parashikohet të realizohet në orët e mbrëmjes, në varësi të përmirësimit të kushteve të erës dhe dallgëzimit të detit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit