Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se, si pasojë e turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc të shkaktuara nga reshjet e dendura, Impianti për Trajtimin e Ujit në Shkabaj ka dalë jashtë funksionit.
Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit, si dhe në një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.
Sipas njoftimit, këto zona do të furnizohen me ujë në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00. Ndikime në furnizim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.