Kjo video është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një punonjëse e pastrimit është filmuar teksa pastron mbeturinat në shëtitoren përgjatë lumit Drin, por ka një gjë që nuk shkon!
Në pamje duket se punonjësja, në vend që t’i grumbullojë mbetjet në qesen që mban në dorë, i hedh ato drejtpërdrejt në lumë.
Videoja është filmuar nga një qytetare që ndodhej duke pirë kafe në anën tjetër të Drinit dhe më pas është dërguar në redaksinë tonë. Ajo shprehet e indinjuar, duke shkruar se punonjësja e Bashkisë Lezhë po hedh mbeturinat në lumë, ndërsa qesen e mban në dorë pa e përdorur, duke e cilësuar këtë veprim si një sjellje të papranueshme.
“Punonjësja e Bashkisë Lezhë hedh mbeturinat në Drin dhe qesen e mban në dorë të të vjedhur. Edhe qeset e mbeturinave kërkojnë t’i vjedhin,” shkruan denoncuesja.