Rrëshqitja e dherave rrezikon banesat, qytetari apel emergjencave për ndërhyrje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.01.2026, 13:18

Një situatë tejet shqetësuese po paraqitet në qytetin e Durrësit, ku përveç reshjeve të dendura të shiut, banorët pranë lokalit Agroturizëm “Fama” po përballen me një rrezik serioz.

Një rrëshqitje e konsiderueshme dherash po rrezikon drejtpërdrejt banesat e zonës, duke krijuar frikë dhe pasiguri tek banorët. Përballë kësaj gjendjeje, një qytetar i është drejtuar emergjencave civile përmes faqes sonë, duke bërë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë, me qëllim shmangien e një tragjedie të mundshme.

Sipas tij, pasi ka njoftuar policinë dhe efektivët janë paraqitur në vendngjarje, i është komunikuar se emergjencat civile do të ndërhyjnë. Megjithatë, deri në këto momente, banorët vijojnë të mbeten në ankth, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

Banorët kërkojnë që situata të merret seriozisht dhe të ndërmerren masa urgjente për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit