Uji vërshon nëpër banesa, durraskët të harruar nga shteti

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.01.2026, 12:49

Situata në qytetin bregdetar të Durrësit po përkeqësohet nga ora në orë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin. Prej orëve të para të mëngjesit, qyteti po përballet me përmbytje të shumta, duke krijuar vështirësi serioze për jetën e përditshme të banorëve.

Në këtë gjendje emergjente, qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe të harruar nga institucionet shtetërore. Edhe pse problematika është raportuar gjerësisht në media, deri më tani nuk është vënë re asnjë masë konkrete nga Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emiriana Sako, për të përballuar situatën.

Uji ka depërtuar në shumë banesa, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe shëndetin e banorëve. Rrugë të tëra janë bërë të pakalueshme, ndërsa mungesa e ndërhyrjes së menjëhershme ka shtuar edhe më shumë pasigurinë dhe frikën te qytetarët.

Banorët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet lokale dhe marrjen e masave konkrete për të menaxhuar situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit