Banorët e Durrësit janë zgjuar të përmbytur sot edhe pse reshjet me intensitet të lartë ishin paralajmëruar ditë më parë dhe rreziku ishte i ditur.
Por si gjithmonë bashkia Durrës, me në krye Emiriana Sakon, vendos të heshtë para paralajmërimeve të meteorologëve duke i lënë qytetarët e saj në mëshirë të fatit.
Pas reshjeve të shumta të shiut, rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas banorëve, bashkia nuk ka kryer detyrën e saj për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese, duke bërë që uji të grumbullohet dhe situata të përkeqësohet.
Për këtë arsye disa individë dhe familje janë detyruar të ndërmarrin veprime vetë për të larguar ujin dhe për të shpëtuar pronat e tyre duke pastruar me eskavatorë kanalet kulluese.
Banorët shprehin shqetësim të thellë për mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga autoritetet lokale, duke e quajtur këtë situatë si një katastrofë të vazhdueshme që po bëhet çdo ditë e më e madhe.
Denoncimi i qytetarit:
Durres xhafzotaj dalim i bejme punet vete se shteti spo duket me asnje vend. Katastrofa vazhdon edhe behet me e madhe.