Përmbyetet burgu ku mbahet Veliaj dhe Beqaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2026, 12:22

Situata në Durrës vijon të mbetet problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Probleme janë raportuar edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, ku janë përmbytur tetë qeli në katin e parë. Për menaxhimin e situatës janë dërguar pompa për largimin e ujit.

Në këtë institucion ndodhen rreth 300 të paraburgosur. Në katin e parë ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit