Dy të rinjtë ndihmojnë qytetarin të nxjerri makinën nga gropa me ujë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.01.2026, 11:58

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në të gjithë zonën e Durrësit, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në toka bujqësore, rrugë dhe banesa të qytetarëve. Përmbytjet kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë krijuar rrezik për banorët.

Një rast veçanërisht shqetësues është regjistruar në zonën e Maminasit, ku një qytetar ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës pasi automjeti i tij ka rënë në një gropë të mbushur me ujë. Për shkak të thellësisë së ujit, makina nuk ka pasur mundësi të lëvizë.

Në këtë situatë, zëri i vetëm i shpresës kanë qenë dy të rinj, të cilët ndodheshin rastësisht aty pranë. Pa hezitim dhe pa menduar për rrezikun, ata kanë ndërhyrë për të ndihmuar qytetarin. Të rinjtë kanë hequr këpucët dhe, me këmbë të zbathura, janë futur në ujin e mbledhur në rrugë, duke u përpjekur së bashku me drejtuesin e mjetit ta nxjerrin makinën nga gropa.

Veprimi i tyre është një shembull i qartë solidariteti dhe përgjegjësie qytetare, në një moment kur institucionet mungonin. Në mes të shiut dhe përmbytjeve, këta të rinj treguan se humanizmi dhe ndihma ndaj tjetrit mbeten vlera që nuk mbyten nga asnjë stuhi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit