Banorët e zonës së Plazhit në Durrës janë përmbytur sërish edhe pse është hera e katërt që ndodh brenda tre viteve.
Ata tregojnë se dëmet janë të mëdha, mobiljet e reja të blera për herë të katërt janë dëmtuar dhe Bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për të parandaluar situata të tilla.
Ata thonë se përmbytjet përsëriten çdo vit dhe pasojat e dëmet i vuajnë në kurriz të tyre.
Edhe në pamjet që shihni, qytetari tregon se si të gjitha mobiljet e reja, të blera pak kohë më parë janë shkatërruar plotësisht brenda pak minutash.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq hera e 4 qe permbytemi ne 3 vite ne durres bashkia nuk merr asnje mase ! 4 her mobiljet i kemi bler t reja bashkia asnje mase thjesht premtime t kota. Plazh durres