Një qytetar ka denoncuar situatën problematike në fshatin Stermas, ku rruga që lidh zonën me Vishaj–Picall–Baldushk është bërë e pakalueshme. Sipas tij, gjendja është përkeqësuar si pasojë e hedhjes pa kriter të inerteve nga kamionët e firmave, duke dëmtuar rrugën dhe duke rrezikuar qarkullimin e banorëve.
Qytetari shprehet se mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore ka çuar në këtë situatë, duke theksuar se autoritetet “flenë gjumë” përballë abuzimeve. Ai akuzon se gjithçka po bëhet në shërbim të gropave, kamionëve dhe korrupsionit, ndërsa banorët e zonës lihen të përballen vetëm me pasojat.
“Përshëndetje, kjo është situata tani në fshatin Stermas. Rruga që të çon drejt Vishaj–Picall–Baldushk. Kjo ka ndodhur sepse kamionët e firmave hedhin inerte pa kritere dhe shteti fle gjumë. Të gjithë janë në shërbim të gropave, kamionëve dhe korrupsionit. Populli le të mbytet!”- shkruan qytetari.