Lumi Gjadër del nga shtrati, fshatra të bllokuara dhe zona pa energji në veri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2026, 10:33

Prurjet nga përrenjtë dhe lumenjtë në qarkun e Lezhës janë shtuar ndjeshëm, por deri më tani nuk janë konstatuar problematika. Niveli i ujit nga Ura e Vjetër e Bunës mbetet poshtë kuotës së rrezikut, ndërsa të njëjtën situatë paraqesin edhe lumenjtë Drin, Kir dhe Gjadër, pavarësisht rritjes së prurjeve. E qëndrueshme paraqitet edhe situata në rezervuarin e Shkodrës.

Hidrovoret e Vilunit dhe të Casit janë në funksion me nga pesë pompa secili dhe ndodhen në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë nëse do të jetë e nevojshme.

Në Malësinë e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar. Fshati Flakë mbetet i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit, ndërsa furnizimi me energji elektrike paraqitet problematik në disa zona, kryesisht në Kelmend dhe Shkrel.

Në Vaun e Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”. Ndërkohë, në Fushë-Arrëz raportohen shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa segmente rrugore.

Në qytetin e Shkodrës nuk ka probleme në qarkullimin rrugor, por zonat e Postribës dhe Kelmendit vijojnë të jenë pa energji elektrike, ku ekipet përkatëse po punojnë për rikthimin e furnizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit