Kurbinasit nxjerrin çizmet e llastikut, banesat zhyten në ujë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2026, 10:27

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kurbinit, duke vënë nën ujë hektarë të tërë tokash bujqësore, veçanërisht pranë mbikalimit të Patokut në autostradë. Situata problematike paraqitet edhe në fshatin Adriatik, ku uji ka përfshirë tokat dhe ka rrethuar disa banesa, duke e bërë të vështirë lëvizjen e banorëve dhe duke rrezikuar pronat e tyre.

Në fshatin Fushë Mamurras, për shkak të përmbytjeve dhe rrugëve të bllokuara, është ndërprerë procesi mësimor, pasi kushtet nuk kanë lejuar lëvizjen e sigurt të nxënësve dhe stafit arsimor. Pamjet nga zona tregojnë qartë nivelin e ujit, ku banorët detyrohen të kalojnë me vështirësi, të veshur me çizme, mes rrugëve të mbuluara nga uji.

Banorët akuzojnë Bashkinë Kurbin dhe kryetaren Majlinda Cara, si edhe ujësjellës-kanalizimet e zonës, për mungesë masash konkrete në mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe kanalizimeve. Sipas tyre, mosfunksionimi i këtyre sistemeve ka përkeqësuar situatën, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për të shmangur përmbytje të tjera dhe dëme të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit