Aksi Elbasan–Librazhd në gjendje të degraduar, me gropa dhe pa siguri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2026, 10:10

Aksi rrugor Elbasan–Librazhd ndodhet në një gjendje tejet të amortizuar, duke shkaktuar shqetësim të madh për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. E gjithë rruga është e dëmtuar, çka e bën qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm.

Mungesa e shenjave rrugore dhe prania e gropave të shumta, të cilat nuk janë mbushur prej kohësh, kanë ulur ndjeshëm nivelin e sigurisë. Drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me rrezik aksidentesh dhe dëmtime automjetesh.

"Ndodhemi në aksin Elbasan Librazhd, është dëmtuar e gjithë rruga. Nuk ka shenja rruge. Gropat nuk mbushen. Siguria 0. Ka 3 vjet na është kthyer në makth kjo rrugë", shkruan qytetari.

Prej tre vitesh, kjo rrugë është kthyer në një makth për përdoruesit e saj. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e aksit dhe garantimin e sigurisë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit