Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2026, 09:09
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Lezhës, ku prurjet e larta kanë tejkaluar kapacitetin e rrjetit të kanalizimeve. Si pasojë, janë regjistruar përmbytje në lagjen “Besëlidhja”, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.
Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Situata ka shkaktuar shqetësim, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit, kur banorët janë përballur me pamundësinë për të dalë nga banesat.
Për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova”. Ndërkohë, autoritetet raportojnë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër, të cilët ndodhen në kuota kritike, ndërsa situata po monitorohet nga afër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR